Asnjë viktimë dhe 79 të infektuar me Covid në vend

March 30, 2022
min lexim

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 79 qytetarë të infektuar me Covid, nga 1,192 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit.

Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar  50 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,653 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,192 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki:

30 në Tiranë, 8 në Sarandë, 7 në Divjakë, 6 në Lushnje, 5 në Delvinë, 3 në Durrës, Fier, Elbasan, 2 në Gjirokastër, Berat, 1 në Shkodër, Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë.

Janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar  50 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,653 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Mars 2022)

Raste të reja ditore           79

Të shëruar në 24 orë        50

Të shtruar në spitale         12

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   1,192

Testime totale               1,776,780

Raste pozitive                   273,608

Raste të shëruara             269,653

Raste Aktive                            463

Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              244

Vlorë                59

Fier                  43

Gjirokastër      32

Berat               17

Elbasan           16

Shkodër          14

Durrës            13

Kukës             10

Korçë              6

Dibër               5

Lezhë               4

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë po ngjan me ndeshjen Bologna – Interi?

Story i radhës

Ademi takon ish-përzgjedhësin Challandes 

Të fundit nga

ShkoLartë