Ademi takon ish-përzgjedhësin Challandes 

Presidenti  i FFK-së, Agim Ademi, gjatë qëndrimit në Cyrih është takuar me ish-përzgjedhësin e Kombëtares, Bernard Challandes.

Ky i fundit me ftesë të FFK-së ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e mbrëmshme miqësore Zvicër – Kosovë, ku takoi edhe stafin dhe lojtarët e kombëtares.

Në takim me Challandes presidenti i FFK-së e falënderoi atë për kontributin e dhënë dhe e vlerësoi përkushtimin e tij për të qëndruar afër ekipit kombëtar.

Challandes e përgëzoi kreun e FFK-së për punën e bërë, teksa lavdëroi paraqitjen e mirë të ekipit në ndeshjen e djeshme. Ai siguroi presidentin Ademi se edhe në të ardhmen gjithëmonë do të jetë pranë kombëtares së Kosovës dhe se do të jetë përherë në shërbim të FFK-së sa herë që nevojitet një gjë e tillë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Asnjë viktimë dhe 79 të infektuar me Covid në vend

Story i radhës

Putin merr një vendim për liderin çeçen, zbulohet detyra e ushtarëve të tij në Ukrainë

Të fundit nga