Asllani ka arritur akordin personal me Interin

June 9, 2022
1 minut lexim

Kristjan Asllani është gjithmonë e më afër Interit.

Prej javësh palët janë duke negociuar për një transferim të mesfushorit shqiptar në Milano.

Vetë lojtari është bindur nga drejtuesit e Interit, teksa gazetari i njohur, Fabricio Romano, zbulon se 20-vjeçari ka arritur akordin me klubin zikaltër.

Tashmë mbetet për tu bindur vetëm Empoli, në mënyrë që të hidhet firma përfundimtare në kontratë.

“Interi ka arritur marrëveshje të plotë me mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin, në termat personal. Bisedimet po vazhdojnë me Empolin për të vendosur tarifën përfundimtare”, shkruan në llogarinë e tij në “Twitter” Fabricio Romano.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia po heton deklaratat “konfuze” të shoferit në Berlin

Story i radhës

Rrëfimi i vështirë i legjendës së NBA-së për të bijën transgjinore: Kam frikë

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë