Asllani “i paprekshëm”

August 4, 2023
1 minut lexim

Asllani “i paprekshëm”!

Vetëm pak kohë më parë, në mediat italiane u përfol se pas një dreke, mes drejtorit sporti të Inter, Pierro Aussilio dhe trajnerit të Brighton, Roberto De Zerbi, ky i fundit i ka kërkuar “zikaltërve” shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

“Pulëbardhat” e Premier League, të cilët sezonin e kaluar u pozicionuan në vendin e 5-të të renditjes, duke siguruar kështu një vend në fazën e grupeve të Europa League për sezonin që pritet të fillojë dhe tekniku italian e sheh Asllanin, si përforcimin perfekt për skuadrën e tij, sidomos pas largimit të mesfushorit argjentinas, Alexis Mac Allister.

Mirëpo, përgjigjja e Inter ishte e thjeshtë, “Asllani është i paprekshëm”, me drejtuesit “zikaltër” që kanë shumë besim te potenciali i “legjionarit” dhe vetëm një ofertë “stratosferike” mund të ndryshojë mendjen e bordit të Inter.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zyberi: Vendimi i Ali Ahmetit për të hequr dorë nga “kryeministri shqiptar” për BE-në, është i drejtë

Story i radhës

Partneri i AMD zbulon aksidentalisht detajet e kartës grafike RX 7800 XT

Të fundit nga

ShkoLartë