Futbollisti Endrit Asllanaj ndahet me kampionin e Kosovës, Ballkanin e Therandës.
Asllanaj nuk ka saktësuar se ku do të shtegtojë, megjithatë është falënderues ndaj klubit.
“Nga sot nuk jam më pjesë e Ballkanit.
Pas shumë viteve të kaluara në klub dhe 1 viti e gjysmë huazim vendosëm që me marrëveshje ta ndërpresim kontratën.
Faleminderit shumë presidentit Arsim Kabashi për besimin e dhënë dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj meje, gjithashtu edhe drejtorëve Arben Osmanit dhe Idriz Hajrizit.
Faleminderit shumë ‘Xhebrailave’ për përkrahjen.
Shpresoj që një ditë kemi me u taku prapë”, njofton mes të tjera Asllanaj.