Askush nuk e ka goditur më shumë shtyllën se Lionel Messi

February 8, 2022
1 minut lexim

Mos shënimi i golave në Francë nga Lionel Messi ka bërë që paraqitjet e tij të vlerësohen më të këqijat që ai ka pasur.

Lionel Messi ende nuk ka shumë ndikim në ndeshjen e Paris Saint-Germain ashtu siç kanë pritur nga ai, kur ai ju bashkua PSG-së si transfer i lirë nga Barcelona verën e kaluar.

Argjentinasi ka vuajtur për të shënuar në Francë ashtu siç bënte në Spanjë, por ai ka qenë shumë larg nga forma e tij, pavarësisht asaj se çfarë tregojnë numrat.

Në fakt, Opta ka theksuar se Messi ka goditur shtyllën më shumë se çdo lojtar tjetër në Europë në pesë ligat kryesore këtë sezon, duke treguar se sa i pafat ka qenë ai para golit prej që u bë lojtar i PSG-së. Bryen Mbeumbo i Brentfordit është i barabartë me ish kapitenin e Barcelonës.

Më shumë se gjashtë nga tentimet e tij këtë sezon kanë goditur shtyllën duke e lënën atë tepër të frustruar, një nga të cilët është ajo e së dielës kur PSG fitoi me rezultat 5-1 kundër Lille. Messi megjithatë nuk dështoi në të gjitha tentimet pasi që shënoi dhe asistoi në veriun e Francës.

Argjentinasi tregoi formën e tij më të mirë prej që është transferuar në PSG, derisa ai kështu po përgatitet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit që do të zhvillohet gjatë këtij muaji. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arbana hyn në mënyrën më të veçantë në Big Brother VIP, befason banorët

Story i radhës

Elbasani përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore, në cilat akse duhet të qarkullohet me zinxhirë

Të fundit nga

ShkoLartë