Arbana hyn në mënyrën më të veçantë në Big Brother VIP, befason banorët

Drekën e banorëve të Big Brother VIP e përgatiti sot Arbana Osmani.

Ajo ka dërguar në shtëpi ushqime të gatuara nga vetë ajo dhe konkurrentët janë emocionuar më shumë se kurrë.

“Yjet e mi, për emocionet që na keni dhuruar, sot kam kënaqësinë t’ua bëj unë drekën”, shkruhej ndër të tjera në letrën e shkruar nga moderatorja e njohur.

Banorët e falënderuan dhe sigurisht kanë shijuar drekën e shumëllojshme që ajo u ka dhuruar.

Arbana përtej televizionit dhe punës së saj ka folur shpesh për pasionin për gatimin dhe recetat më të dashura i ka ndarë me fansat, një pjesë në Instagram e të tjera në librat e saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministrja Baerbock i siguron Ukrainës solidaritetin gjerman

Story i radhës

Askush nuk e ka goditur më shumë shtyllën se Lionel Messi

Të fundit nga