​ASK: Numri i vizitorëve për shtator 2022 është 40.390

Numri i vizitorëve për muajin shtator 2022 është 40.390, prej tyre 37.05% ishin vendorë dhe 62.95% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishin 70.575, prej tyre 37.65% nga vendorët dhe 62.35% nga të huajt, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Pjesë e anketës në statistikat e hotelerisë për muajin shtator ishin 209 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e kishte rajoni i Prishtinës me 17.907 vizitorë dhe 31.247 net-qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Peja e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëri, Gjermania, Zvicra etj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Struga në Shkup, kampioni sfidohet nga Rabotniçki

Story i radhës

Taravari: Më së miri do të ishte që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë pas zgjedhjeve

Të fundit nga