ASK: Në vitin 2021 ishin gjithsej 126 ditë me të reshura atmosferike në Prishtinë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Ujërave në Kosovë” për vitet 2020-2021.

Ky është publikimi i katërt me radhë i Statistikave për Ujërat, i publikuar nga ASK; ofron të dhëna statistikore gjithëpërfshirëse të burimeve të ujërave në Kosovë dhe synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e ujërave në Kosovë.

Burim kryesor i ujërave në Kosovë janë të reshurat atmosferike.

Në vitin 2021 gjithsej ishin 126 ditë me të reshura atmosferike në Prishtinë, ndërsa në vitin 2020 me të reshura atmosferike ishin 128 ditë.

Në muajin janar 2021, numri i ditëve me të reshura mujore ishte 17 ditë, kurse në muajin gusht ishte 4 ditë.

Gjithsej reshjet mesatare vjetore në Kosovë në vitin 2021 ishin 809.1 mm/vit, ndërsa në vitin 2020, ishin 663.3 mm/vit.

Ndërkaq, temperaturat mesatare maksimale dhe minimale të ajrit në Prishtinë ishin 31.0°C /-0.7 °C në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020 që ishte 28.9/-4.5°C.

Të dhënat e dala nga ky publikim tregojnë se në vitin 2020 rreth 96.84% e popullsisë së Kosovës ishte furnizuar më ujë të pijshëm nëpërmjet sistemeve publike, të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale të Ujit. Ndërsa, 3.16% e popullsisë nuk ka pasur qasje fare në shërbimet e ujësjellësit publik.

Furnizimi me ujë të pijshëm i ekonomive familjare ka pësuar ndryshime nga viti në vit. Në vitin 2021 furnizimi i ekonomive familjare me ujë të pijshëm ishte 53.13 milionë m³/vit, ndërsa në vitin 2020 ishte 50.7 milionë m³/vit.

Sasia ujit të shpenzuar nga ekonomitë familjare, të furnizuara me ujë nga sistemin publik, në vitin 2020 ishte 2.54 m³/në muaj dhe 0.08 m³ në ditë. Kurse, llogaritur në litra, 84.67 litra/ditë për banor.

Ndërkaq, uji i shpenzuar për ujitje, me sistem në bujqësi, në vitin 2021 ishte 56.89 milionë m³/vit. Ndërsa, sasia e ujit e përdorur për ujitje në bujqësi nga puset, për vitin 2021 ishte 20.80 milionë m³/vit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sirianët i bashkohen radhëve ruse në Ukrainë, ndërsa Putin e quan borxh i Asadit

Story i radhës

A hyri jahti i Roman Abramovich në ujërat shqiptare? Flet Tare: Nëse kjo do kishte ndodhur, do t’i shërbehej menjëherë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish