Pas relativizimit të zërave se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e qeverisë si duket Lëvizja BESA ka filluar të ndjej erën e frikës. Mes këtyre dy partive kanë filluar edhe shkëndijat e para ku shihet një përplasje politike e tyre. Këtë i pari e filloi Bilall Kasami i cili ditë më parë shkarkoi udhëheqësen e sektorit juridik në komunën e Tetovës e cila është edhe kuadër i Aleancës për Shqiptarët. I pyetur se përse e ka shkarkuar udhëheqësen e sektorit juridik Lulzime Qokun që është nga radhët e ASH-së, Kasami u shpreh shkurt nuk është hakmarje politike, por Lulzime Qoku ka qenë në zëvëndësim.
“Fillimisht unë besoj që Besari dje e sqaroj shumë mirë, tash ju doni të bëni lajme, bëni lajme është e drejta juaj. Nuk e kemi shkarkuar ka qenë me autorizim në vend të përgjegjëses së sektorit e cila ka qenë në pushim mjekësor, nga momenti kur ajo është kthyer nga pushimi mjekësor e ka vendin e garantuar që unë edhe po të dua të shkarkoj, nuk mund ta shkarkoj kështu që edhe njëherë po e sqarojmë opinionin që nuk e kemi shkarkuar në moment kur është kthyer përgjegjësja e sektorit i është ndërprerë autorizimi të cilin e ka pasur për të kryer punë deri sa të kthehet përgjegjësja e sektorit. Unë nuk e di që në Gostivar e kanë shkarkuar zëvëndësdrejtorin e parkingjeve që është nga radhët e Lëvizjes Besa për këtë pyetje duhet të përgjigjet ai që e ka shkarku nëse e ka shkarku sepse unë akoma nuk kam informatë të tillë” tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, përcjell TS.
Nga ana tjetër i pyetur kryetari i komunës së Gostivarit njëherit edhe udhëheqësi i detyrës Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari mohoi të ketë përplasje, por tha se akoma nuk ka informacione se pse po hakmeret politikisht Bilall Kasami me kuadrot e ASH-së.
” Jo nuk kemi shkëndija, ne në komunën tonë veprojmë në bazë të sistematizimit që e kemi. Unë akoma nuk e di Bilalm Kasami pse e ka shkarkuar. Puntorja jonë është atje me vendim dhe nuk besoj që ka pasur ndonjë problem për ta shkarkuar. Nuk dua ti komentoj edhe shkarkimet e tjera mendoj se është e ulët të veproj një kryetar komune në këtë mënyrë por përsëri besoj se do të shifemi ditën e martë me z.Kasamin dhe do ti diskutojmë këto punë, por gjithsesi mendoj se nuk është mënyrë kjo hakmarrja politike sepse njerëzit janë lodhur nga hakmarrjet politike dhe vetëm Kasami mund të humb me hakmarrje politike, besoj se do të ndërgjegjësohet nëse e ka për diçka të tillë” tha Arben Taravari.
Nga ana tjetër në zgjedhjet për këshillin komunal të këtij viti, Kasami ia nguli thikën Ziadin Selës dhe ASH-së duke i joshur funksionar e aktivist të ASH-së me kontrata në vepër ku më pas erdhi deri te dorëheqja e Ziadin Selës nga kreu i ASH-së shkaku i rezultatit të dobët në Tetovë. https://www.tetovasot.com/2022/12/ashpersohet-konflikti-mes-ash-se-dhe-beses-video/