ash reagon ndaj videos se ali ahmetit arushat e mbrojtura te gruevskit dhe lsdm se shtiren si viktima 61f94248115b8

ASH reagon ndaj videos së Ali Ahmetit: Arushat e mbrojtura të Gruevskit dhe LSDM-së, shtiren si viktima

February 1, 2022
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate ka reaguar në lidhje me videon që dje e shpërndau kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e ku shihen eksponentë të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së duke përmendur BDI-në

“Sa herë që BDI si pjesë e pushtetit 20 vjeçar apostrofohet si përgjegjëse për drejtësinë e mohuar të shumë shqiptarëve që dergjen burgjeve të pafajshëm, ku ata edhe gjejnë vdekjen duke pritur drejtësinë, siç ishte rasti i të ndjerit Rexhail Qerimit, BDI mundohet ta bëjë të pafajshmin madje edhe viktimë. BDI, duke mos mundur t’i bëjë ballë kritikave të opinionit publik dhe qytetarëve shqiptarë që me të drejtë dëmtojnë imazhin tanimë të rrënuar, duke kërkuar përgjegjësi kjo parti merret me improvizime dhe video ku kritikohet nga eksponentë të LSDM dhe OBRM-PDUKM e në këtë mënyrë pëpiqet të luajë viktimën dhe lë përshtypje se dikush do ta dëmtojë atë”, thonë nga ASH.

Ata rikujtojnë BDI-në se pikërisht LSDM dhe OBRM-PDUKM e kanë ruajtur këtë subjekt politik si arushën e bardhë duke i kursyer finskionarët, siç thonë nga ASH, të korruptuar të BDI-së nga drejtësia.

“Qytetarët dhe i gjithë opinioni e di mirë se BDI asnjëherë nuk është dëmtuar nga subjektet maqedonase, or është përkëdhelur në vazhdimësi. Ju kujtohet rasti “Pacient” i Bujar Osmanit dhe ai i Magjar Telekomit i Ali Ahmetit!? Lëndë të cilat kurrë nuk u hapën, por u shpallën të vjetërsuara, falë gjykatave të politizuara dhe të ndikuara nga gjykatës dhe prokurorë të afërt me LSDM dhe OBRM-PDUKM. Ajo që ishte më interesante, por edhe qesharake njëkohësisht në videon e publikuar mes eksponentëve që donin ta “dëmtojnë” BDI-në ishte edhe njëri nga partnerët e tyre i koalicionit dhe ish kandidati i LSDM për qytetin e Shkupit, Petre Silegov, për të cilin BDI bashkë me funksionarët e lartë ka bërë fushatë elektorale duke ju kërkuar shqiptarëve dhe votuesve të tyre të BDI që ta votojnë atë si kandidat për qytetin e Shkupit. Çfarë absurdi dhe turpi njëkohësisht”, thuhet në fund të reagimit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ish deputeti i akuzuar per mashtrim me viza ata qe e kane fillu kete akuze ndaj meje jane hashim thaci aleksander lumezi dhe afrim shefkiu 61f9415daa664
Story i mëparshëm

Ish-deputeti i akuzuar për mashtrim me viza: Ata që e kanë fillu këtë akuzë ndaj meje janë Hashim Thaçi, Aleksandër Lumezi dhe Afrim Shefkiu

d183d0b0d0bfd181d0b5d0bdd0b8d0bed182 d0b4d0b8d0bfd0bbd0bed0bcd0b0d182 d0bcd0b8d0bbd0b5 d0bcd0b8d0bbd0b5d0bdd0bad0bed181d0bad0b8 d0be 61f9424caa2a7
Story i radhës

Уапсениот дипломат Миле Миленкоски ослободен од притвор во Србија, се врати во Скопје: Нанесена ми е огромна штета врз честа и угледот!

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë