ash provimi i jurisprudences ne shqip nuk kerkon ligj te ri por zbatim te ligjit per gjuhet 6a0c8c13b3be9

ASH: Provimi i jurisprudencës në shqip nuk kërkon ligj të ri, por zbatim të Ligjit për Gjuhët

May 19, 2026
1 minut lexim
snopce 750x430 1

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, shumë më herët ka iniciuar çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në këtë paraqitje publike, ai sqaron historikun e kësaj nisme dhe rikujton se kërkesa ka qenë e qartë: kandidatët shqiptarë të mos pengohen në një të drejtë që buron nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.

Gjatë kohës kur ASH ishte pjesë e VLEN-it, për këtë çështje ka pasur iniciativë konkrete, por më pas u konstatua se nuk nevojitet ligj i ri. Baza ligjore ekziston dhe institucionet kanë detyrim ta zbatojnë atë.

VLEN nuk guxon të hyjë në lojën politike të VMRO-së. Çdo përpjekje për ta trajtuar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe si çështje që kërkon zgjidhje të re ligjore, e dobëson në mënyrë indirekte vetë Ligjin për Gjuhët. Aleanca për Shqiptarët kërkon zbatim të menjëhershëm të ligjit dhe respektim të plotë të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kina sterviti fshehurazi 200 ushtare ruse qe luftuan ne ukraine 6a0c81e7b613d
Lajmi i mëparshëm

Kina stërviti fshehurazi 200 ushtarë rusë që luftuan në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë