Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë Kongresin e dytë të partisë.
Kongresi do të mbahet në Qendrën për Kulturë në Tetovë me fillim prej orës 12:00.
Ndryshe, mbi 1600 anëtarë të ASh-së, me nënshkrimet e tyre kanë propozuar Ziadin Selën për kryetar të partisë. Në garë Sela nuk ka kundërkandidat.