ash kumanova nuk duhet te shnderrohet ne skene te provokimeve nacionaliste 6a13076ca41a9

ASH: Kumanova nuk duhet të shndërrohet në skenë të provokimeve nacionaliste

May 24, 2026
min lexim
aleanca 804x380 1 750x380 1

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për tubimin e mbajtur dje në Kumanovë, ku përmes thirrjeve provokuese “Rroftë Serbia” dhe “Kosova është e jona”, me flamuj serbë dhe mesazhe të hapura mbështetëse për politikat e Aleksandar Vuçiqit, u cenua ndjeshmëria politike, historike dhe kombëtare e shqiptarëve.

Kumanova është qytet me histori të rëndë, me sakrificë dhe kujtesë të dhimbshme. Pikërisht për këtë arsye, çdo manifestim që rikthen retorikën nacionaliste dhe mohon realitetin e pavarësisë së Kosovës nuk mund të trajtohet si ngjarje e zakonshme. Mesazhe të tilla nuk i shërbejnë as paqes, as stabilitetit, as bashkëjetesës ndëretnike.

Ballkani ka paguar çmim të lartë nga politikat që ushqejnë urrejtje, mohim dhe pretendime territoriale. Prandaj, paqja nuk ndërtohet me slogane që provokojnë, por me respekt të ndërsjellë, me njohje të realiteteve politike dhe me përgjegjësi institucionale.

Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në këshillin komunal të Kumanovës Huzeir Mustafi nënvizon se tubimi i djeshëm ishte një ngjarje që nuk i shërben frymës multietnike dhe bashkëjetesës në qytetin Kumanovës

Akoma më shqetësues ishte fjalimi dhe prezenca e Maksim Dimitrievskit i cili vazhdimisht ka dëshmuar qasje të njëanshme dhe dallime drastike në baza etnike përmes shpërndarjes selektive të projekteve dhe investimeve. Ndërsa mbrëmë, me praninë dhe mbështetjen publike ndaj Vuçiçit, vetëm sa e thelloi këtë perceptim te qytetarët.

Ironikisht, vetëm një ditë më herët në Këshillin Komunal miratuam vendimin për hapjen e zyrës së Bashkimi Evropian në Kumanovë. Prandaj shtrohet pyetja, a është orientimi proevropian i sinqertë, apo vetëm formalitet për përfitim fondesh, kur fjalët dhe veprimet po bien ndesh me njëra tjetrën?

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga institucionet shtetërore që të veprojnë me seriozitet dhe vigjilencë ndaj çdo aktiviteti që mund të nxisë tensione ndëretnike dhe të dëmtojë harmoninë në vend. Heshtja ndaj provokimeve të tilla nuk është maturi politike, por inkurajim për përsëritjen e tyre.

Në të njëjtën kohë, shqetëson edhe mungesa e çdo qëndrimi nga VLEN-i. Në momente kur preket dinjiteti kombëtar i shqiptarëve, përfaqësuesit shqiptarë në pushtet nuk mund të sillen si vëzhgues të heshtur. Heshtja e tyre tregon mungesë guximi politik dhe varësi të plotë nga partnerët qeveritarë.

Kumanova ka nevojë për mesazhe të bashkëjetesës, respektit dhe stabilitetit, jo për importim të agjendave nacionaliste që përpiqen të mbajnë gjallë tensionet e së kaluarës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

andonovski maqedonia e veriut drejt heqjes se roamingut me be ne qytetaret pritet te paguajne si ne vendin e tyre 6a1306247e589
Lajmi i mëparshëm

Andonovski: Maqedonia e Veriut drejt heqjes së roamingut me BE-në, qytetarët pritet të paguajnë si në vendin e tyre

Të fundit nga

Skandalet e korrupsionit, spanjollët protestojnë në Madrid

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në protestë në Madrid të shtunën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, pas një serie skandalesh korrupsioni që kanë goditur qeverinë e tij. Sipas autoriteteve, të paktën shtatë policë
ShkoLartë