Shtëpinë po e shikon vetëm nga larg.
E në të, ka më shumë se që një javë që nuk arriti të kthehet.
Këtë fat së fundmi e pati Ferdi Berisha në Fushë Kosovë.
Kjo meqë “Lagjia 28” u vërshua nga reshjet e shumta të shiut në ditët e fundit.
Babai i katër fëmijëve, thotë se gjithçka që e kishin, iu mbeti brenda shtëpisë.
“Kisha pasë prej Qeverisë dhe prej dikujt, prej kryetarit faleminderit shumë që po na ndihmon me ujë e me dru e me të gjitha epo do me na strehu dikund por aty për me shku me banu dikun në banesë po më thojnë prej 6 muajsh deri 1 vjet me pagu qiranë, e ashtu spot a lshojnë për një muaj, dy e këtu unë para 2-3 muajve sun hy as te shtëpia jem, as çorapet e fëmijëve të mi nuk kam mujt me i marrë e kam me një traktor që punojë me bicikëll me krejt qaty i kam, kejt i kam kejt janë prishë dhe me mundësitë e mia sun i bëjë kurrë më”, ka thënë Berisha.
Fat të njëjtë kishte edhe familja Jashari në këtë lagje.
Kryefamiljari, Naimi, kërkon ndihmën e njerëzve që t’i kalonjë ditët e vështira të dimrit.
“Kjo shtëpi e jemja dhe disa tjera që janë këtu nuk janë të banueshme. Na kanë thënë Komuna e Fushë Kosovës që me i gjetë do banesa me u strehue, ata kanë thënë që ne e bëjmë pagesën. Por të vërtetën me thënë do i kanë gjetë, do i kanë gjetë si shembull edhe vetë e kam gjetë një shtëpi, por drejtën me thënë sikur shtëpia jote që është që je më shlirë tjetër kund nuk je apo kupton”, është shprehut tutje banori i lagjes Jashari.
E nga Komuna e Fushë Kosovës thonë se të martën kanë formuar edhe komisionin për vlerësimin e dëmeve.
“Kemi nda pako ushqimore, kena nda ujë për pije dhe gjithashtu ngrohje me dru që i ka nda Komuna. Tash si shtab emergjent ne sot kemi formuar edhe Komisionin për vlerësimin e dëmeve të familjeve të prekura si pasojë e vërshimeve dhe që nga nesër do të dalin në terren dhe do të evidnetojnë dhe do të bëhet një raport përmbledhës i cili do t’i dorëzohet Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e dëmeve”, ka thënë Mjeku.
Javët e fundit ka pasur vërshime në disa qytete të vendit, ku përpos dëmeve materiale të konsiderueshme nuk janë regjistruar viktima.
Burimi: botasot.info


