Trajneri Mikel Arteta thotë se Arsenal do ta ketë edhe më vështirë ta tregojë potencialin e tyre në edicionin 2023/24.
Pavarësisht përforcimeve me yje si Kai Havertz, Jurrien Timber dhe Declan Rice, “Topçinjtë” nuk do ta kenë të lehtë ta fitojnë Ligën Premier.
Arteta e ka pranuar se ky sezon veçse do të vështirësohet me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
“Do të jetë më i vështirë për siguri, sepse liga do të jetë në nivel tjetër, që është e jashtëzakonshme. Sigurisht edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, ku nuk kemi luajtur në këto vitet e fundit si klub”.
“Prandaj na duhet një skuadër ndryshe nga ajo që kemi pasur vitin e kaluar. Mendoj se çfarë kemi bërë deri më tani është në rregull dhe na ka shtuar kualitetin gjithashtu. Havertz është lojtar që e kam admiruar shumë dhe kishim mundësinë për ta sjellë në klub”.
“Kemi pasur disa bisedime se si ndihet dhe isha i bindur se ishte lojtari dhe personaliteti që e duam në klub. Rice është lider dhe sjell kualitete të veçanta që nuk i kemi pasur në mesfushë”.
“Sigurisht ka eksperiencë në ligë edhe pse është vetëm 24 vjeçar, por ka diçka që e kam parë që një kohë të gjatë, personalitetin, mënyrën e mendimit, mënyrën si luan për bashkëlojtarët dhe është në gjendje t’i kontrollojë ndeshjet”, nënvizoi Arteta.