Arteta pranon se Jesus është në dyshim

1 minut lexim

Gabriel Jesus mund t’i mungojë Arsenalit të dielën, në ndeshjen kundër Leeds Unitedit në Premierligë.

Braziliani nuk udhëtoi me skuadrën për në Norvegji në mes javë, në ndeshjen që Arsenali e fitoi 0:1 kundër Bodo/Glimtit në Ligën e Evropës.

Mikel Arteta vendosi ta pushonte 25-vjeçarin pasi ai po vuante nga një lëndim i pësuar në fitoren 3:2 kundër Liverpoolit javën e kaluar.

Kurse, Arteta sot pranoi se ish-sulmuesi i Manchester Cityt është në dyshim për t’u paraqitur nesër.

Kur u pyet në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes nëse Jesus do të jetë në dispozicion, trajneri spanjoll tha: “Nuk e di, padyshim që ai ka disa shqetësime pas ndeshjes kundër Liverpool. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të mos e merrnim atë (në Norvegji), kështu që le të shohim se si do të jetë ai sot dhe nesër”.

Ndeshja mes Leeds Unitedit dhe Arsenalit do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Elland Road” nga ora 15:00.

Kujtojmë se “Topçinjtë” kryesojnë në tabelë me 24 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ju duhet kaq pak për t’u ndjerë njerëz më të mirë

Story i radhës

Vrasja e Martin Çeços, 18-vjeçarja e futi në kurth? Tina Pajollari ishte prezente kur u krye krimi dhe…

Të fundit nga