Artan Zymberi kishte tatu në trup Skënderbeun dhe Adem Jasharin, a ka gisht Serbia në vdekjen e tij?!

December 8, 2022
min lexim

Në burgjet serbe shumë shqiptarë kanë humbur jetën, asgjë s’ka ndryshuar që të mendohet e kundërta. Me të drejtë familja Zymberi nuk beson në raportin zyrtar të burgut “Sremska Mitrovica” për të riun Artan Zymberi.

I arrestuar nga policia serbe para pak muaj, Artani me shtetësi norvegjeze me prejardhje nga Kosova, ka ndërruar jetë me 27 nëntor. Familja nuk e beson raportin sipas të cilit Artani ka vdekur nga, “Helmim i gjakut si pasojë e t’thatit në lukth”, me të drejtë dyshojnë se djali i tyre ka vdekur si pasojë e torturave. Artani mbante në gjoks tatu Skënderbeun dhe Adem Jasharin si dhe simbolin e UÇK-së, çka e përforcon deklaratën e familjes.

Ndonëse ngjarje shumë e rëndë, shumë pak bëri jehon në shtypin tonë kjo ngjarje, përjashto “Bota sot”, të tjerat nuk u morën me rastin duke neglizhuar tejmase. Edhe shoqëria jonë, janë marr me një deklaratë skandaloze të një “analiste” për Xhakën, askush nuk reagoi për humbjen e jetës së një djali të ri, me dyshimet e forta të vrasjes. Ambasada norvegjeze u interesua shumë për rastin, edhe Ministria e Drejtësisë së Kosovës po, por Edi Rama nuk foli asnjë fjalë në takimin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

E kishte aty Vuçiqin, është dashur ta pyes për rastin, të lëshonte të paktën një deklaratë për të shprehur keqardhje, heshtje varri. Shoqëria e turmës nuk prodhon debate konstruktive për tema madhore, për fenomene apo për situata në dobi të vendit dhe të ardhmes së saj, jemi euforik dhe jepemi kollaj pas populizmave.

E gjithë shoqëria, nga politikanët dhe deri tek qytetari më i thjeshtë duhet të ngreh zërin për vrasjen e Artanit, të tregohet fytyra vrastare e Serbisë dhe regjimit të Vuçiqit. Nuk guxojmë të lejojmë të na kalojnë kështu kollaj këto ngjarje, edhe mundet që Artani të ketë vdekur nga shkaqe shëndetësore, gjithsesi shoqëria duhet ta ngreh zërin.

Nuk u besohet raporteve serbe, janë të njohur për mashtrime dhe falsifikime, autopsia të bëhet nga shteti norvegjez, ata edhe do e bëjnë, më shqetëson heshtja e shoqërisë përballë rastit. Vuçiqi duhet me u përgjigj për Artanin, duhet me kërkuar këtë të gjithë, gjaku i Artanit nuk është ujë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sa shpesh duhet të blini të brendshme?

Story i radhës

Karta grafike e anuluar e Nvidia rikthehet si RTX 4070 Ti

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
ShkoLartë