Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, është pyetur sot, nëse do të ketë ndryshime të emrave të ministrave pas përzgjedhjes së kryesisë së re të BDI-së.
“Ju e patë që kishte një atmosferë të jashtëzakonshme në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së, e cila si parti është e vetmja në vend dhe në rajon ta transmeton drejtpërdrejt mbledhjen e Këshillit dhe atmosferën aty. Dua të uroj të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe të gjithë anëtarët e rinj të Kryesisë për zgjedhjen e tyre dhe në veçanti për përkrahjen që për herë të parë të jem i zgjedhur si anëtarë i Kryesisë, sepse deri më tani kam marrë pjesë me automatizëm në punët e kryesisë së partisë si shef i kabinetit të kryetarit Ahmeti”, tha Artan Grubi.