artan grubi gati kater muaj ne arrest shtepiak ende nuk ka aktakuze 6a32ab6ea1a42

Artan Grubi gati katër muaj në arrest shtëpiak, ende nuk ka aktakuzë

June 17, 2026
1 minut lexim
artan grubi

Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili në fund të shkurtit, pas 14 muajsh në arrati, u paraqit në pikën kufitare Bllacë dhe iu dorëzua autoriteteve hetimore, tashmë gati katër muaj ndodhet në arrest shtëpiak, ndërsa Prokuroria ende po zhvillon hetimet, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton Slloboden Peçat, ende nuk është marrë vendim nëse ndaj tij do të ngrihet aktakuzë apo procedura do të ndërpritet për dyshimet lidhur me përvetësimin e tetë milionë eurove gjatë furnizimit me aparate për lojëra fati për nevojat e Lotarisë Shtetërore.

Nga Prokuroria nuk tregojnë as nëse Grubi më në fund ka dhënë deklaratë para prokurorëve apo ende nuk është thirrur.

“Lënda ndodhet në fazën e hetimit, po ndërmerren veprime dhe për momentin nuk mund të ndahen më shumë detaje”, thonë nga Prokuroria.

Në pyetjen nëse Grubi ka dhënë deklaratë, nga Prokuroria as nuk e konfirmojnë dhe as nuk e mohojnë këtë, duke u përgjigjur shkurt:

“Detaje nga procedura nuk mund të ndahen në këtë moment”.

Detaje për hetimin nuk ka dhënë as avokati i Grubit, Goce Risteski.

Kujtojmë se pas mbi një viti në arrati, më 23 shkurt në orët e para të mëngjesit, Grubi u vetëdorëzua në pikën kufitare në Bllacë, ku edhe u arrestua dhe u dërgua n Burgun e Shutkës.

Më pas, siç sqaruan autoritetet, për shkaqe sigurie u vendos që ai të shkojë në arrest shtëpiak. Në prill iu vazhdua paraburgimi për 30 ditë, masa e njëjtë u mor edhe në muajin maj.

Artan Grubi në fund të vitit 2024 u fut në Listën e Zezë Amerikane për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore për të shpëtuar Sasho Mijallkovin, pas së cilës ai u tërhoq nga jeta publike.

Pak ditë më vonë, ai u arratis nga vendi, ndërsa kërkohej me fletarrest ndërkombëtar së bashku me ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajramin, për rastin ‘Lotaria’. Atyre u ishte caktuar fillimisht masa e paraburgimit për 30 ditë.

Që të dy dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 8.2 milion euro. Ata ngarkohen për veprën penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal, që parashikon dënim me të paktën katër vjet burg.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kasami per 24 muaj kemi bere me shume se ata per 24 vjet 6a32aa238f05d
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Për 24 muaj kemi bërë më shumë se ata për 24 vjet

izraeli sulmon libanin pavaresisht kritikave te trump 6a32bd65a4553
Lajmi i radhës

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

Të fundit nga

Vdes aktori i njohur shqiptar

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ai ka humbur jetën në një spital në Itali, pas një sëmundjeje të gjatë me të cilën
ShkoLartë