Bukuroshja Arta Nitaj vazhdon të jetë shumë e komentuar për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Duke marrë parasysh kufizimet dhe masat e reja në Kosovë, Arta duket se ka gjetur zgjidhje që ta shijojë jetën e natës në Tiranë.
Kjo pasi të shtunën, ajo ishte e pranishme në një koncert të këngëtares Dafina Zeqiri në një nga klubet e natës në kryeqytetin shqiptar.
Arta Nitaj
Ajo publikoi në InstaStory disa imazhe nga performanca mbresëlënëse e Dafinës, duke e përgëzuar për interpretimin.
Arta u kujdes që për rastin të duket mjaft atraktive në mesin e njerëzve të shumtë në këtë koncert.
Bukuroshja nga Peja ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa fotografi atraktive para pasqyrës, ku shihej e veshur me një bluzë të verdhë.
Arta Nitaj
Korseja e ngushtë te pjesa e dekoltesë i vinte në pah gjoksi ne saj, si dhe tatuazhet e shumta përgjatë trupit.
Arta Nitaj
Duket se përveçse si një fanse e muzikës së saj, Arta ka shkuar në këtë koncert të Dafinës, pasi dyshja tashmë kanë krijuar edhe miqësi, madje ish-aktorja e “O Sa Mirë” është edhe protagoniste në klipin e saj “Murder on the dancefloor”.