arta nitaj diskualifikohet nga dance albania une po e le shpirtin ne prova nuk festova as ditelindjen 634ec3dbc625c

Arta Nitaj diskualifikohet nga “Dance Albania”: Unë po e lë shpirtin në prova, nuk festova as ditëlindjen

October 18, 2022
1 minut lexim

Arta Nitaj, u bë e njohur për publikun nga roli i saj në serialin “O sa mirë”.

E qysh nga ai rol, ajo komentohet shumë edhe për paraqitjen e saj.

Së fundi, modelja ishte pjesë e spektaklit të “Dance With Me Albania”.

Javën e kaluar ajo po festonte ditëlindjen pikërisht në natën e spektaklit.

Ajo ishte përballë Meridianit, teksa kupën e javës kaluar e fitoi ky i fundit.

Duket se nga kjo, Arta është zhgënjyer që nuk ka mundur ta fitojë kupën, duke thënë se ishte ajo dhe partneri i saj në kërcim ata që e meritonin.

“Mendoj se ne e merituam kupën, jo që kisha ditëlindjen, por po lemë shpirtin në prova, që nuk festova as ditëlindje, që nuk dola as për një gotë në 4 javë, që vijmë çdo herë në prova, që nuk vonohemi kurrë, që punojmë shumë, që e bëjmë me motiv, unë mendoj që definitivisht ne ishim çifti që merituam kupën U mërzita.”, ka thënë ajo.

E këtë javë, Arta u diskualifikua nga gara pasi mori më pak vota.

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në këtë spektakël, përmes një storje në ‘Instagram’, ajo ka falenderuar të gjithë mbështetësit, teksa ka theksuar se ishte vetvetja dhe nuk ndryshon.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

cmendet moti ne vjeshte ja cfare pritet te ndodhe neser 634ec39d4a264
Story i mëparshëm

“Çmendet” moti në vjeshtë, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

cfare i ndodh trupit tuaj pasi hiqni dore nga mishi 634ec80de906b
Story i radhës

Çfarë i ndodh trupit tuaj, pasi hiqni dorë nga mishi

Të fundit nga

ShkoLartë