arta bilalli zendeli zgjidhet zv anetare e komitetit per zgjedhjen e gjykatesve ne gjykaten europiane per te drejtat e njeriut 61f83817c2de9

Arta Bilalli-Zendeli zgjidhet zv.anëtare e Komitetit për zgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën europiane për të drejtat e njeriut.

January 31, 2022
1 minut lexim
272247195 1770724416449825 6661470964708192519 n

Byroja e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, në mbledhjen e mbajtur më 28 janar të vitit 2022, ka zgjedhur Arta Bilalli-Zendeli për zëvendësanëtare e Komitetit për zgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën europiane për të drejtat e njeriut.

“Ky është një komision i posaçëm i cili i vlerëson kualifikimet e kandidatëve për gjykatës si dhe drejtshmërinë e zbatimit të procedurave nacionale nga shtetet e ndryshme në lidhje me selektimin e gjykatësve, pas së cilave propozimet e veta ua rekomandon anëtarëve/deputetëve të Asamblesë parlamentare, para se ata/ato të votojnë për gjykatës në Gjykatën europiane për të drejtat e njeriut.

Komisioni përbëhet nga 20 anëtarë dhe po aq zëvendës, të cilët nominohen nga grupet partiake të Asamblesë parlamentare. Anëtarët dhe zëvendësanëtarët janë juristë të dalluar dhe detyra e tyre është që personalisht t’i intervistojnë kandidatët për gjykatës në Gjykatën europiane për të drejtat e njeriut për të vlerësuar se a i përmbushin kualifikimet e duhura për ta kryer këtë funksion me përgjegjësi.

Gjatë vlerësimit të përmbushjes së kualifikimeve dhe respektimit të procedurës nga shtetet përkatëse, Komisioni përgatit Rekomandim deri tek Asambleja parlamentare duke potencuar se cili/cila kandidat/kandidate vlerësohet si më i/e dalluar.

Nëse vlerëson se kandidatët nuk i plotësojnë kushtet, Komisioni mund të kërkon që shteti përkatës të dorëzon listë tjetër me kandidatë tjerë”, ka deklaruar Zendeli.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

goditen arbitrat pas ndeshjes lapraka arena vihen ne pranga 2 shtetas 61f837c53dd3d
Story i mëparshëm

Goditën arbitrat pas ndeshjes Lapraka-Arena, vihen në pranga 2 shtetas

grate ukrainase sterviten per lufte me rusine 61f8383edba73
Story i radhës

Gratë ukrainase stërviten për luftë me Rusinë

Të fundit nga

​Ky është moti për vikend

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale të shtunën do të variojnë nga 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 14-17 gradë
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë