Meghan Markle impresionoi publikun me paraqitjen e saj të premten më 15 prill pranë bashkëshortit të saj, princit Harry në Holandë për Lojërat Invictus 2022. Meghan bëri përshtypje me pamjen e saj elegante, duke zgjedhur një kostum total të bardhë nga Valentino.
Kombinimin e saj e plotësoi me një pallto të gjatë kamel, të cilën dukesha e Sussex-it e hoqi për një arsye shumë të ëmbël.
Sipas autorit mbretëror, Omid Scobie, Meghan dhe Princi Harry u shoqëruan në stadium nga atletë nga Holanda dhe familjet e tyre. Mes tyre ishte një nënë që mbante në çantë foshnjën e saj të porsalindur.
Meghan Markle gjatë “Lojërave Invictus”
Kur temperatura ra gjatë shëtitjes, Dukesha e Sussex-it i ofroi me dashamirësi pallton asaj nëne për të mbajtur ngrohtë fëmijën e saj