Arsovska: Të gjitha ekipet janë në terren, janë shpëtuar mbi 20 persona

1 minut lexim

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska, ka udhëhequr mbledhjen urgjente në të Shtabit për mbrojtje dhe shpëtim të qytetit të Shkupit, pas stuhisë së fortë që përfshiu Shkupin në orët e fundit, e përcjellë me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë.

Ajo tha se aktualisht ekipet ndërhyjnë në më shumë se 30 lokacione ku ka përmbytje pas stuhisë së madhe.

“Të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe janë në terren, përfshirë edhe zjarrfikëset e qytetit të Shkupit, e cila me një ndërhyrje të suksesshme arriti të shpëtojë mbi 20 persona. Ekipet e ndërmarrjeve publike po pastrojnë në terren dhe do të qëndrojnë deri në problemet në zonat kritike janë sanuar plotësisht dhe deri në normalizimin e situatë”, theksoi Arsovska.

Story i mëparshëm

Moti i ligë, Ganiu:Ekipet komunale pa ndërprerë po punojnë në sanimin e dëmeve

Story i radhës

Aksident i rëndë në Korçë, drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplas djalin e tij 6-vjeçar

Të fundit nga