Sallë universale do të ketë një dhe shkupjanët në të ardhmen do të krenohen me objektin, i cili është sinonim i Shkupit dhe shkupjanëve, por gjithashtu, qytetarët duhet të njihen me të gjithë procesin e rikonstruksionit në periudhën kaluar, i cili për fat të keq nuk është zhvilluar sipas ligjeve dhe dispozitave për ndërtimin e një objekti të tillë, gjë për të cilën dëshmojnë edhe vërejtjet e arkitektëve të shumtë të cilët janë njohur projektin, tha kryetarja Arsovska në emisionin e mëngjesit “Përshëndetje Maqedoni”.
Arsovska shtoi se në këtë moment është aktivizuar i gjithë aparati shtetëror për të mbuluar gabimet e bëra nga udhëheqje e mëparshme e Qytetit gjatë projektimit dhe fillimit të rikonstruksionit të Sallës Universale.
“Rikonstruksioni i Sallës Universale nuk është ndaluar, por po zhvillohet me intensitet të ulët dhe po punohet vetëm aty ku projekti garanton sigurinë në punë. Nuk mund të lejojmë që të punohet në një objekt , i cili në radhë të parë nuk garanton siguri as për punëtorët, as për qytetarët që do të vizitojnë Sallën Universale në të ardhmen. “Nuk është e drejtë që i gjithë pushteti qendror të përfshihet në fshehjen e detajeve të projektit të rikonstruksionit, madje edhe të sulmohet për diçka që kanë gabuar ata që e filluan projektin”, tha Arsovska, thuhet në njoftimin e qytetit të Shkupit.