Arsovska: Nëse Qeveria nuk na ndihmon, do të radikalizohemi

February 17, 2022
1 minut lexim

“Nëse Qeveria nuk u jep para komunave për të paguar faturat e rrymës, do të vijojnë hapa më radikal”. Këtë e ka paralajmëruar kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, në emër të Bashkësisë së Njësive të Vetqeverisjes Lokale (BNJVL).

Në intervistë për Alsat, ajo tha se nëse nuk ka bisedime, vendimi që e ka sjellë BNJVL është radikalizimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet të kuptojmë se kemi 81 komuna prej të cilave shumica janë të vogla, rurale që nuk kanë mënyra për të gjeneruar më shumë të ardhura. Mënyra se si ata funksionojnë dhe punojnë është vendosur në rrezik, dhe nuk dihet se sa do të zgjasë. Nëse nuk marrim mbështetje nga pushteti qendror, do të kemi jofunksionalitet të plotë të komunave të vogla”, tha Arsovska.

Ajo shtoi se tashmë buxhetin e dhënë për energjinë elektrike e kanë shpenzuar me fatura për dy muaj.

“Situata me ndërmarrjet publike është aq alarmante saqë ndërprerja e energjisë elektrike ndikon drejtpërdrejt dhe mund të sjellë ndërprerje të furnizimit me ujë. Prandaj, duhet të mendohet edhe një herë se si të reagohet, sepse këto janë shërbime publike që janë me interes para së gjithash për qytetarët. Nuk po flasim vetëm për ndërmarrje publike apo komuna, po flasim për qytetarët e këtyre komunave”, tha Arsovska.

Ndryshe, kryeministri Kovaçevski e pranoi takimin me BNJVL-në, por reagoi se kryetarët e komunave është dashur të mendojnë për krizën kur e kanë planifikuar buxhetin dhe nuk kanë paraparë pika për përballimin e krizës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkup/ Gjobiten 250 shoferë

Story i radhës

Në Serbi me simbolet e Kosovës, atletët e trajneri rrëfejnë eksperiencën: U përcollëm çdo hap nga policia

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë