Arsovska: Fillojmë me investimin për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të kejit të lumit Vardar

min lexim
Në konferencën e sotme për media, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me drejtorin e NP “Rrugë dhe rrugica” Boris Nastov dhe drejtorin e NP “Parqe dhe gjelbërim”  Angele Sotirovski, e paralajmëruan projektin për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të kejit të lumit Vardar, i cili do të zhvillohet në disa faza me qëllim të krijimit të një hapësire publike moderne multifunksionale me gjelbërim të ri, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe pajisje të reja urbane në interes të të gjithë qytetarëve.

– Me këtë projekt planifikojmë që fillimisht të rinovojmë këtë pjesë të kejit të lumit Vardar në gjatësi mbi 3 km, shteg të ri për biçikleta në sipërfaqe prej 2.500 m2 dhe shteg të ri për këmbësorë në sipërfaqe prej 2.500 m2, duke formuar kështu një sipërfaqe të re të gjelbër e cila ofron mbi 71.330 fidanë të luleve sezonale dhe 1360 fidanë gjethembajtës dhe gjetherënës, vegjetacion i ulët, rrjet të ri hidrant, pajisje urbane, shporta të mbeturinave, ndriçim të ri mbi 26.363 metra katrorë, tha kryetarja Arsovska.

Arsovska theksoi se realizimi i këtij investimi do të bëhet në tri faza. E para do të zhvillohet te pjesa nga “Nënë Tereza” deri FSPI, e dyta në afërsi të parkut të liqeneve në Aerodrom dhe në fazën e tretë te ura “Todor Aleksandrov” në Komunën e Aerodromit.

– Ky projekt është pjesë e ofensivës së paralajmëruar ndërtimore verore, e cila po zhvillohet sipas intensitetit të planifikuar, për dallim nga improvizimet dhe premtimet për realizim në të kaluarën që fatkeqësisht rezultuan vetëm me pastrim të pjesshëm vetëm në disa pjesë të kejit të lumit Vardar. Qasja e ekipit të ri të udhëheqësisë së Qytetit është ndryshe, duhet të kemi analizë serioze, projekt të qëndrueshëm dhe stabil, mjete të siguruara dhe plan të qartë për realizim të shpejtë dhe efikas, tha Arsovska.

Kryetarja po ashtu theksoi se qëllimi përfundimtar i këtyre investimeve është realizimi i projekteve të premtuara për Shkup modern dhe urban, që siguron kushte më të mira për të gjithë qytetarët.

Story i mëparshëm

Zv/Ministri Bushi: MPB vazhdimisht në luftë me krimin e organizuar

Story i radhës

https://tv21.tv/muhamed-zekiri-del-nga-burgu-i-shutkes/?fbclid=IwAR3Jntb0Mad6_2JTZxcyAy8KMQYKG7RJJK-MPSKTZbbtFhHDOciphQkfQXg#:~:text=Maqedoni-,Muhamed%20Zekiri%20del%20nga%20burgu%20i%20Shutk%C3%ABs,-By

Të fundit nga