Zv/Ministri Bushi: MPB vazhdimisht në luftë me krimin e organizuar

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi bashkë me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja prezantuan dokumentin “Vlerësimi i kërcënimeve nga krimi i organizuar dhe serioz – SOCTA 2021”, informon GAZETA.MK

Sipas Bushit ky dokument është përkrahur nga Misioni i OSBE-së dhe ai është një pasqyrë e gjerë e inteligjencës dhe identifikon sistematikisht kërcënimet e krimit të organizuar në vend dhe pikërisht metodologjia dhe procesi për përgatitjen e dokumentit SOKTA 2021 është tërësisht i harmonizuar me ciklin e politikave të EUROPOL-it që janë tejet të sakta sa i takon vlerësimit të kërcënimeve të krimit të organizuar brenda Bashkimit Europian.

“Krahas zbulimit të kërcënimeve, në këtë dokument të përkrahur nga OSBE gjenden edhe rekomandime për tejkalimin e dobësive dhe sfidave që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, gjë që e bënë këtë dokument të mund të ofrojë përkrahje sistematike në procesin e vendimmarrjeve strategjike dhe përcaktimit të prioriteteve për të arritur më shumë efikasitet dhe përdorimin sa më racional të burimeve që kemi si ministri në këtë fushë”, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi.

Story i mëparshëm

Muhamed Zekiri del nga burgu i Shutkës

Story i radhës

Arsovska: Fillojmë me investimin për rikonstruksionin e plotë të anës së majtë të kejit të lumit Vardar

Të fundit nga