Arsovska: BNJVL angazhohet për zhvillim të komunave

min lexim

Kryetarja e Qytetit të Shkupit dhe kryetare e BNJVL, Danela Arsovska, Kejt Mari Brnz, ambasadore e SHBA-së, Stefan Hudolin, shefi për Bashkëpunim i Delegacionit të BE-së, përfaqësues të pushtetit qendror dhe mysafirë të shumtë, sot morën pjesë në ceremoninë me rastin e jubileut – 50 vjet nga themelimi i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.

Sot, roli i BNJVL-së është me të vërtetë i rëndësishëm, veçanërisht në pjesën e përfaqësimit të interesave të njësive të vetëqeverisjes lokale, me qëllim të përmirësimit të zgjidhjeve ligjore që kanë të bëjnë me kompetencat e komunave, në drejtim të intensifikimit të procesit të decentralizimit të pushtetit, që ka stagnuar në vitet e fundit. Përkushtimi për vazhdimin e procesit të decentralizimit është prioritet i BNJVL-së, e cila është e përkushtuar në përforcimin aktiv të kapaciteteve të komunave, me qëllim që të mundësohen shërbime më të mira, cilësore dhe më efikase për qytetarët – tha kryetarja Arsovska në fjalimin e saj.

Arsovska, shtoi se në vitin e largët 1972, 34 komunat e atëhershme kanë dhënë pëlqimin për themelimin e BNJVL-së, me çka është krijuar platformë e fuqishme për bashkëpunim më të gjerë të komunave në Maqedoni. Sot, theksoi ajo, BNJVL shënon 50 vjet nga themelimi i saj.

Ambasadorja e SHBA-së, Kate Mari Brnz, para të pranishmëve theksoi rëndësinë e ekzistimit të BNJVL-së dhe komunave funksionale dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë do ta mbështesin zhvillimin e njësive të vetëqeverisjes lokale në vendin tonë.

Sipas Stefan Hudolin, shef për bashkëpunim i Delegacionit të BE-së në vend, Bashkimi Evropian mbështet dhe investon në projekte zhvillimore për të ndihmuar komunat e Maqedonisë me projekte të rëndësishme, veçanërisht në fushën e efikasitetit energjetik.

Story i mëparshëm

Izet Zeqiri morri detyrën rektor i UNT-së

Story i radhës

Si të humbni peshë me erëza

Të fundit nga