Arsenali do Armando Brojën

Arsenali do të tentojë që të blejë në verë sulmuesin kuqezi Armando Broja. Trajneri i “topçinjve” Mikel Arteta e vlerëson 20-vjeçarin dhe po mendon që të bëjë një ofertë te Chelsea  për të marrë një nga talentet e këtij sezoni në Premier Ligë.

Deri më tani, Broja ka bërë një paraqitje mjaft të mirë te Southampton ku është i huazuar, ndërsa ka shënuar 7 gola në 24 takime. Paraqitjet e tij janë përmirësuar nga ndeshja në ndeshje dhe tek Arsenali besojnë se sulmuesi kuqezi do të sjellë golat e munguar në ekip.

Tekniku Arteta ka nevojë për një bomber dhe 20-vjeçari është një ndër alternativat e para.

Nga ana tjetër, edhe Southemptoni do të tentojë që të bëjë gjithçka që ta blejë përfundimisht shqiptarin.  Broja ka fituar zemrat e tifozëve të “Shenjtorëve” dhe drejtuesit po përgatisin një ofertë për “blutë” e Londrës.

Por kampionët e botës për klube gjithashtu e kanë parë potencialin e jashtëzakonshëm të Brojës, e do të jetë e vështirë që të vendosin ta lënë atë të lirë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria e RMV-së ndanë tender mbi 47 mijë euro për lule

Story i radhës

Enca e zbulon se me kë do të bëjë dashuri sonte

Të fundit nga