Po kalon nëpër një aventurë të mirë te Fiorentina, ja vendimi i Arsenalit për Torreiran.
Mesfushori i Arsenalit Lucas Torreria momentalisht gjendet në formë huazimi te skuadra italiane Fiorentina, ku edhe është duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë.
Pavarësisht formës së mirë në të cilën po kalon, raportohet se klubi londinez Arsenal është i gatshëm që të lejojë Torreiran të largohet nga klubi në qershor.
Po ashtu, bisedimet do të fillojnë së shpejti mes krerëve të dy klubeve, ku në kontratën momentale është i përfshirë opsioni për ta bërë permanent transferimin e Torreiras te Fiorentina për 15 milionë euro.
Ndërkaq, pritet që edhe mesfushori Mohamed Elneny të largohet nga klubi, pasi që ende nuk kanë filluar bisedime për të rinovuar kontratën e tij në “Emirates”.