Arrihet marrëveshje! Rriten për 10% pagat e punonjësve shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë dhe Sindikatës së Punëtorëve të Shëndetësisë për rritje të re të pagave të personelit mjekësor nga shëndetësia publike.

Bëhet fjalë për përcaktimin e pagës më të ulët për punonjësit e shëndetësisë dhe do të funksionalizohet rritja prej 10 përqind për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, e paraparë me marrëveshjen e përgjithshme kolektive.

“Në takimin e sotëm nënshkruam Marrëveshjen për rritje të re të pagave të punonjësve shëndetësorë, si dhe aneksin për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes Kolektive për sektorin e shëndetësisë, me të cilën rriten pagat e punonjësve në institucionet publike shëndetësore me paga më të ulëta se minimalja. Kjo është rritja e dytë e pagave për punonjësit e shëndetësisë këtë vit. Angazhimi ynë është që të kemi punëtorë shëndetësorë të motivuar të cilët punojnë me përkushtim dhe ofrojnë kujdes shëndetësor cilësor për pacientët”, theksoi në takim ministri Mexhiti.

Marrëveshjet kolektive individuale do të lidhen me Sindikatat e Pavarura të Punonjësve në Klinikat Universitare, Qendrat, Spitalet Klinike dhe institucionet e tjera shëndetësore publike në vend.

Story i mëparshëm

101 qytetarë evakuohen të sigurt nga Izraeli në Mal të Zi

Story i radhës

Në përpjekje për të kapur SHBA, Kina do të rrisë fuqinë kompjuterike me 50 përqind

Të fundit nga