101 qytetarë evakuohen të sigurt nga Izraeli në Mal të Zi

Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Podgoricës, nga Izraeli, janë kthyer 101 qytetarë, të Malit të Zi dhe të tetë vende të tjera, në mesin e të cilëve edhe nga Kosova dhe Shqipëria, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.

“Pasagjerët kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në aeroportin e Podgoricës, rreth orës 05:45. Aeroplani i Air Montenegro nga Tel Avivi u ul në Podgoricë, me 101 pasagjerë, nga Mali i Zi dhe tetë vende të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij shteti, në rrjetin social “X”.

Militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm më 7 tetor ndaj Izraelit.

Ky i fundit u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Rripin e Gazës.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të nxjerrin dokumentet personale pa termin

Story i radhës

Arrihet marrëveshje! Rriten për 10% pagat e punonjësve shëndetësorë

Të fundit nga