arrestoni ramen dhe ballukun i riu nga sheshi para kryeministrise pushteti seshte prone por pergjegjesi 6a7b7d3222d98

“Arrestoni Ramën dhe Ballukun” – I riu nga sheshi para Kryeministrisë: Pushteti s’është pronë, por përgjegjësi!

August 11, 2026
1 minut lexim

Një i ri që mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë kërkoi arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish vartëses së tij Belinda Balluku, duke bërë thirrje për një Shqipëri ku askush nuk qëndron mbi ligjin.

Në fjalën e tij, protestuesi deklaroi se qëllimi i tubimit nuk është mbështetja apo kundërshtimi i një partie politike, por kërkesa për më shumë përgjegjshmëri, transparencë dhe drejtësi.

“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun. 73 ditë duke treguar jo cilën parti me urryer më shumë por se si me dashur Shqipërinë. Por dashuria për Shqipërinë nuk kallëzohet vetëm duke ndërruar emrat e njerëzve nëpër zyra, por kur ne të mos pranojmë më që pushteti të mos jetë mbi ne. Na duhet një Shqipëri kur ligji të mos ndryshojë sipas emrit.

Kryeministri, deputeti ta dinë mirë se pushteti nuk është pronë, por përgjegjësi që populli ia ka besuar. Ne kërkojmë institucione, duam transparencë për paratë tona, përgjegjësi kur pushteti gabon. Ne nuk kërkojmë të zëvendësojmë një të paprekshëm me një tjetër, por mos të ketë më të paprekshëm para ligjit. Ne kemi harruar se si qeveriset Shqipëria. Ne duam një Shqipëri të re. Jo vetëm me njerëz të rinj, por me njerëz të rinj në mendësi.”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kash ngre alarmin per ibrin uji nuk mund te perdoret si arme presioni ndaj kosoves 6a7b7cb32783c
Lajmi i mëparshëm

KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

ndalohet nje 33 vjecar nga velesi dyshohet se perdhunoi shtetasen suedeze 6a7b7d9069a0a
Lajmi i radhës

Ndalohet një 33-vjeçar nga Velesi, dyshohet se përdhunoi shtetasen suedeze

Të fundit nga

Një “po” që shpëtoi dy jetë

Në prag të Ditës Botërore të Dhurimit të Organeve, Ministria e Shëndetësisë kumtoi historinë e një familjeje që, përballë dhimbjes së humbjes, mori një vendim human dhe dha pëlqimin për dhurimin e
ShkoLartë