Arrestohet turku që rrahu me shkelma refugjaten siriane

June 1, 2022
1 minut lexim

Një grua e moshuar siriane po trajtohet në spital pasi u godit me shkelma në fytyrë nga një burrë në qytetin turk të Gaziantep, në mes të një vale në rritje të ndjenjave kundër refugjatëve në vend.

Një video, e shpërndarë gjerësisht në Turqi dhe Siri gjatë ditëve të fundit, tregon gruan, Leyla Muhammed, të sulmuar derisa ishte ulur në një stol.

Sulmuesi, i njohur nga policia si Sakir Cakir, është arrestuar me akuzën për lëndim me dashje. Shtetasi turk tha se i kishin thënë se e moshuara ishte një rrëmbyese, sipas një deklarate që ai dha në polici.

Në raportet e lajmeve lokale raportohet se viktima është me aftësi të kufizuara.

“Personi që ka rrahur Leyla-n është arrestuar. Ajo është shtruar në spital dhe trajtimi për të ka nisur. Së bashku me bashkëshorten dhe kolegët e mi e vizituam atë dhe i përcollëm urimet e vendit tonë të dashur që ajo të shërohet shpejt”, tha Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gul, në një deklaratë në Twitter pas vizitës në spital.

Gaziantep është një qytet me dy milionë banorë që ndodhet afër kufirit sirian dhe gjenden gati gjysmë milion refugjatë sirianë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nikollovski: Krizë është, por kemi siguruar gjithçka që mund të sigurohet

Story i radhës

​Për shkak të ndryshimeve klimatike, njerëzit po flenë gjithnjë e më shkurt

Të fundit nga

ShkoLartë