Më datë 15.08.2023 në ora 22:45 në Palçisht të Epërm të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP-Kamnjan, e kanë privuar nga liria personin A.Sh.(37) nga Palçishti i Poshtëm për shkak se gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.
