Arrestohet një person në Tiranë, policia i gjen armë në makinë

July 2, 2025
1 minut lexim

Një person është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se mbante me vete një armë zjarri.

Konkretisht policia ka ndjekur automjetin nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Pas ndalimit është sekuestruar një armë zjarri.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë ndjekjes, janë përplasur katër makina.

Automjeti që drejtonte i arrestuari është i tipit Audi Q8. Ndërkohë hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Bekim Qoku reagon ashpër: “Bota serbe” – një projekt i rrezikshëm i maskuar si bashkëpunim rajonal

Të fundit nga

ShkoLartë