Policia e Tetovës mbrëmë e ka arrestuar një person, për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.
“Mbrëmë (23-shtator), gjysmë ore pas mesnate, në Tearcë të Tetovës, pjesëtarët e policisë e SPB Tetovë kanë privuar nga liria 28-vjeçarin A.N. nga Odri i Tetovës.
Gjatë kontrollit të kryer atij i është gjetur kokainë”.
“I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.