arrestohet nje person ne mitrovice dyshohet per vrasje ne tentative 6ac783491c1f6

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për vrasje në tentativë

October 8, 2026
1 minut lexim

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

Sipas Policisë së Kosovës, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve e kanë arrestuar të dyshuarin më 7 tetor, pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave lidhur me rastin.

I dyshuari, mashkull kosovar madhor, dyshohet se më 30 shtator 2026, në Vushtrri, në bashkëkryerje me persona të tjerë dhe duke përdorur mjete të forta, ka sulmuar një person.

Viktima, si pasojë e lëndimeve të marra, ka kërkuar tretman mjekësor.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

korridori 8 premtime pa fund maqedonia serish me afat te ri deri ne vitin 2032 6ac76caded171
Lajmi i mëparshëm

Korridori 8, premtime pa fund! Maqedonia sërish me afat të ri: Deri në vitin 2032

qelloi me arme zjarri ne ajer arrestohet ne flagrance 39 vjecari ne bulqize 6ac783c5378da
Lajmi i radhës

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në Bulqizë

Të fundit nga

ShkoLartë