Ministria e Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar 39 vjeçarin me inicialet M.J nga Kavadari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, që kërkohej për vuajtjen e dënimit prej 15 viteve burg.
“Me datë 19.09.2022, në ora 18:00, në rrugën “Blazo Aleksov” në Kavadar, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor e kanë arrestuar shtetasin M.J.(39) nga Kavadar.
Ai është dënuar me 15 vite burg për krime të kryera nga neni 131, neni 237 dhe neni 396 i Kodit Penal. Ndaj tij ishte lëshuar fletarrest qendror, ku kishte edhe një vit e pesë muaj për të shërbyer.
Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin”, njoftojnë MPB.