Policët nga Byroja për Siguri Publike – Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për trafikim të paligjshëm me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme dhe Njësiti për trafikim të paligjshëm me drogë në koordinim me zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë, në fshatin Kumanovë Nikushtak e privuan nga liria S.I. (40) nga Haraçina.
Siç informojnë nga MPB-ja, ai është privuar nga liria si rezultat i një hetimi të kryer nga një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për rastin e sekuestrimit të 100 kilogramëve të lëndës narkotike marijuanë më 31.03.2022 në Shtip.
Nga MPB shtojnë se sot (26.08.2022) pas propozimit të prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Publike, gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup personit S.I i është shqiptuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është mbajtur në burgun e Shkupit.
Hetimet për këtë rast vazhdojnë.