Arrestohet një 34-vjeçar nga Likova, kapet me armë

1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë sitës së djeshme është arrestuar një person.

Nga Opaja e Likovës pasi tek i njëjti është gjetur një pistoletë me karikator të zbrazur.

“Me datë 17.02.2022 në ora 20.30, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar V.I. (34) nga fshati Opjë, komuna e Likovës.

Pasi tek ai është gjetur një pistoletë e tipit “Crvena Zastava” 7,62 mm me kornizë bosh. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident në Elbasan, përfundon në spital shoferja dhe pasagjerja

Story i radhës

Boateng është plot tituj dhe kujtime të mira

Të fundit nga