Boateng është plot tituj dhe kujtime të mira

Karriera e Kevin-Prince Boateng është plot tituj dhe kujtime të mira. Ish-lojtari i Milanit fitoi në Itali, Spanjë, Angli dhe Gjermani, ku gjithçka e filloi falë intuitës së Hertha Berlin, e cila e mirëpriti në akademinë e të rinjve. Pikërisht në Bundesligë, megjithatë, historia e tij e futbollit mund të marrë një kthesë tjetër.

Po, sepse në të kaluarën Bayern Munich mund të kishte qenë “stacioni” i tij. “Uli, ne duhet të marrim Kevin-Prince Boateng”. Me këtë frazë ka lindur edhe interesimi i bavarezëve për mesfushorin, siç ka treguar trajneri historik i të rinjve të Bayernit, Hermann Gerland për DAZN: “Ai ishte një yll potencial i klasit botëror”.

Gerland, i impresionuar nga Boateng, vendosi të kontaktojë menaxherin e përgjithshëm të Bayernit, Uli Hoenes, duke i propozuar lojtarin. Përgjigja e tij, megjithatë ishte befasuese. “Më pyeti se ku luan. Unë iu përgjigja: Epo te Hertha. Më pas më tha: Nuk është e mundur, vëllai im punon si menaxher për ta”.

Vëllai i Hoenes, Dieter, punonte atje në atë kohë. Prandaj, marrëveshja nuk u krye. Sigurisht, karriera e Boateng ishte ende shumë pozitive, pasi u kthye së fundi te Hertha Berlin, por mendimi se çfarë mund të kishte qenë dhe çfarë nuk ishte, nëse do t’iu ishte bashkuar gjigantëve bavarezë, mbetet…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet një 34-vjeçar nga Likova, kapet me armë

Story i radhës

Bebe Rexha ndez imagjinatën, shfaqet bombastike në të brendshme seksi

Të fundit nga