Arrestohet në Itali 30-vjeçari , që tentoi të vrasë komisarin në Shqipëri

Një 30-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Itali. Mediat raportojnë se i arrestuari është identifikuar me iniciale P.E dhe akuzohet në Itali për të paktën 50 vjedhje në Trentino. Pas verifikimeve rezulton se 30-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie, krim për të cilin sipas mediave italiane është dënuar me 20 vjet.

Ndërkohë në momentin e arrestimit, raportohet se shqiptari ka qenë me një bashkëkombas 28-vjeçar. Të dy u arrestuan pasi akuzohen për një seri grabitjesh që kanë ndodhur në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano-s në Veneto.

Dy shqiptarët u kapen në një qendër tregëtare, ndërsa mësohet se kanë bërë edhe rezistencë gjatë arrestimit.

Për 30-vjeçarin shqiptar raportohet se në Itali kërkohej për vjedhje, trafik droge dhe posedimin e materialeve shpërthyese. Ndërkohë 28-vjeçari tjetër, me inciale M.I ishte dëbuar nga Italia për krime kundër pronës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mitreski: Opozita dëshiron të krijojë incident në Kuvend

Story i radhës

LSDM: Kryetarët e paaftë të VMRO-DPMNE-së të paguajnë faturat

Të fundit nga