​Arrestohet kontrabandisti me 300 merimanga të lidhura në trupin e tij

November 21, 2024
1 minut lexim

Policia në Peru ka arrestuar një burrë duke u përpjekur të largohej nga vendi me 320 merimanga, 110 centipedë dhe nëntë milingona të lidhura në trupin e tij.

Shtetasi 28-vjeçar nga Koreja Jugore u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez në Lima më 8 nëntor pasi zyrtarët vunë re se zona e tij e stomakut dukej “e rëndë”, sipas Shërbimit kombëtar të pyjeve dhe kafshëve të egra SERFOR.

Sipas deklaratës, një kërkim zbuloi qindra insekte të paketuara brenda çanta me zinxhir të lidhur në barkun e burrit të arrestuar, i cili po udhëtonte për në Korenë Jugore nëpërmjet Francës dhe prokurori i krimeve mjedisore i Perusë ka hapur një hetim.

Insektet mendohet se janë marrë nga rajoni Madre de Dios në Amazonën peruane. Tani ata janë nën kujdesin e autoriteteve.

Tarantulat – një lloj merimange, janë një specie e kërcënuar, shpjegoi në deklaratë Walter Silva, një specialist i kafshëve të egra në SERFOR.

“Ato të gjitha janë nxjerrë në mënyrë të paligjshme dhe janë pjesë e trafikut të paligjshëm të kafshëve të egra me vlerë miliona dollar globalisht,” tha Silva.

Perujadhe Kolumbia janë shtete të Amerikës Jugore që përballen me probleme me trafikimin e kafshëve të egra. Në dhjetor 2021, autoritetet në Kolumbi kapën 232 tarantula, 67 buburreca, nëntë vezë merimangash dhe një akrep me shtatë të vegjlit e tij, të fshehura në një valixhe në aeroportin El Dorado në Bogota.

Në shtator 2021, zyrtarët kolumbianë konfiskuan një ngarkesë prej gati 3500 pendësh peshkaqeni të destinuara për Hong Kong.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dreshaj për ndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë: Lë dëshirë për hulumtime

Story i radhës

​Bora e parë mbulon Prishtinën

Të fundit nga

ShkoLartë