Arrestohet “kolegu” i Belerit/ U kap duke shpërndarë fletë votimi në favor të tij

1 minut lexim

Autoritetet greke kane arrestuar një kandidat për deputet për Parlamentin Evropian të partisë minoritare Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë.

Referuar mediave vendase, kandidati, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publike për mediat, është arrestuar të qendrës zgjedhore të zonës malore Myrtiski, në Rodhopi të Greqisë lindore.

Konkretisht, sic raportojnë mediat fqinj, ai u kap në flagrancë teksa po shpërndante fletët e votimi të shënuara me emrin e tij. Ai thuhet se ja jepte qytetarëve që prisnin në radhë për të shprehur vullnetin e tyre.

Aktualisht nuk dihet se sa fletë votimi ka arritur të shpërndajë para se të arrestohej nga autoritetet. Në këtë zonë banojnë muslimanët e Trakës.

Kjo parti merr pjesë vetëm në zgjedhjet evropiane duke kërkuar  votën e pakicës dhe duke mbrojtur “identitetin turk” siç pretendon për minoritetin mysliman. Megjithatë nuk arritën te sigurojnë asnjë mandat.

Story i mëparshëm

Izet Mexhiti shkruan status, Sadulla Duraku i komenton

Story i radhës

Aksident i rëndë në Shkup, BMW, plaset në shtyllë elektrike (Detaje)

Të fundit nga