​Arrestohet ish-nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka

July 14, 2023
1 minut lexim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar sot Faruk Mujkën, ish-nënkryetar i Mitrovicës, në kohën sa kjo komunë është udhëhequr nga kryetari Agim Bahtiri, si dhe Hysen Muzliukaj.

Siç ka informuar prokuroria, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se Mujka dhe Muzliukaj, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.

Me këto veprime të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës.

Po ashtu, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve F.M dhe H.M. Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro.”, është bërë e ditur në komunikatë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Krasniqi takohet me Lajçakun, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

Story i radhës

SHBA e futi në listë të zezë Vulinin, Prokuroria serbe ndërmerr këtë veprim

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë