Gigi Hadid thuhet se u arrestua me akuzën për posedim kanabisi, pasi droga u gjet në valixhen e saj ndërsa po kontrollohej nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts javën e kaluar.
Lajmin e ka publikuar caymanmarlroad.com dhe menjëherë artikulli është bërë viral në rrjetet sociale.
Sipas medias, Hadid, emri i vërtetë i së cilës është Jelena Noura Hadid, u akuzua së bashku me një vajzë të identifikuar si Leah Nicole McCarthy.
Ngjarja ka ndodhur më 10 korrik 2023, kur një avion privat mbërriti në Terminalin e Përgjithshëm të Aviacionit të Aeroportit Ndërkombëtar Owen Roberts nga SHBA. Gjatë kontrollit në bagazhet e tyre, u gjetën kanabis dhe veglat e përdorura për konsumimin e tij. Sasitë ishin relativisht të vogla dhe në dukje ishin për konsum personal.
Të dyja vajzat u arrestuan u dërguan në Qendrën e Paraburgimit të të Burgosurve për procedim dhe më pas u liruan me kusht në pritje të vendimit për rastin nga Zyra e Drejtorit të Prokurorisë Publike. Të mërkurën, 12 korrik 2023, Hadid dhe McCarthy u paraqitën në gjykatë dhe u deklaruan fajtore, duke u gjobitur secila me nga 1,000 dollarë.