Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, para pak çastesh është arrestuar nga Policia.
Ademi, është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.
Të njëjtit, me vendim të prokurorit i është caktuar 48 orë ndalimi policor.
Ditën e sotme, i pari i FFK-së, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat, raporton Paparaci.